Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

THIRRJET TACSO

Thirrje për pjesëmarrje në Panairin e OSHC-ve

Article Image

Me rastin e aktivitetit përmbyllës të projektit rajonal TACSO të financuar nga BE, Zyra e Projektit TACSO për Shqipërinë fton organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) të jenë pjesë e Panairit të OSHC-ve i cili do të organizohet në 9 nëntor 2017 në Tiranë. Panairi synon rritjen e vizibilitetit të projekteve të financuara nga BE dhe njëkohësisht të ndikimit të OSHC-ve në shoqëri.

Organizatat që kanë përfituar nga asistenca financiare në kuadër të instrumentave IPA/CSF dhe EIDHR ftohen të marrin pjesë me stendën e tyre në këtë event që do të organizohet tek Qendra e Informacionit të BE-së në Tiranë.

Organizatat e interesuara janë të lutura të dërgojnë konfirmimin në adresën info.albania@tacso.org deri ditën e mërkurë më datë 25 tetor 2017. Për shkak të hapësirës së kufizuar të panairit, prioritet do t’u jepet organizatave që do të konfirmojnë të parat.