Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

THIRRJET E BE-SË

Thirrje për të kontribuar në Raportin Vjetor 2018 për Shqipërinë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë po përgatit Raportin Vjetor të vitit 2018 për Shqipërinë. Sikurse dhe gjatë përgatitjes së raporteve të mëparshme, do të mirëpresim kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe gjithashtu do të mirëpresim kontributin me shkrim për të marrë qëndrimet e tyre mbi temat që mbulon ky raport.

Article Image

Takimet konsultative me shoqërinë civile do të zhvillohen në fillim të muajit nëntor. Nëse dëshironi të merrni pjesë, ju lutem shprehni interesin tuaj në kontaktin e mëposhtëm. Datat e këtyre takimeve do të shpallen së shpejti.

Do të ishim mirënjohës nëse mund t'i dërgoni kontributet tuaja me shkrim deri më 5 nëntor 2017, duke përcaktuar se në cilën pjesë po kontribuoni, në adresën e mëposhtme: DELEGATION-ALBANIA-REPORT@eeas.europa.eu me titull: Albania 2018 Report – (Name of your organisation) contribution.

Më tepër informacion gjeni në linkun e mëposhtëm: Delegation of the European Union to Albania