Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

THIRRJET E BE-SË

EIDHR – Thirrja Globale për Propozime 2017

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës: 09 nëntor 2017 at 16:00 (sipas orës së Brukselit).

Article Image

Shuma totale indikative e vënë në dispozicion është 25 000 000 EUR (5 000 000 EUR për secilin lot).

Objektivat specifikë të thirrjes janë mbështetja e shoqërisë civile dhe aktorëve në mbrojtje të të drejtave të njeriut të cilët operojnë jashtë BE-së në 5 fushat kryesore të të drejtave të njeriut që korrespondojnë me pesë lotet e përsëritura të thirrjeve globale për propozime për EIDHR 2014-2017 si më poshtë:

  • Loti 1: Mbështetja e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut në fushën e të drejtave të lidhura me pronën, komuniteteve etnike autoktone, ndër të tjera, në kontekstin e 'zaptimit të tokës' dhe ndryshimeve klimatike.
  • Loti 2: Lufta kundër ekzekutimeve pa gjyq dhe zhdukjeve me forcë.
  • Loti 3: Lufta kundër punës së detyruar dhe skllavërisë moderne.
  • Loti 4: Promovimi dhe mbështetja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
  • Loti 5: Mbështetja e lirisë së fesë ose besimit.

Programme: Human Rights
Type: Action Grants
Status: Open » 09/11/2017
Budget: 25,000,000 (EUR)
Geographical Zone: All Countries
Published: 25/09/2017
Reference: EuropeAid/155232/DH/ACT/Multi

Udhëzuesi dhe të gjitha dokumentat e tjerë mund ti gjeni në linkun e mëposhtëm: 2017 Global Call for Proposals