Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

THIRRJET E BE-SË

Thirrja II për Propozime-Instrumente të Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit – CIVILISC

Rrjetëzim dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mire në nivel vendor | Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve: 17 tetor 2017

Article Image

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikon Thirrjen e Dytë për Propozime, në kuadër të projektit “CIVILISC-Instrumente të Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit”, financuar nga BashkimiEvropian (nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile – Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve 2015/370-476).

Kjo thirrje për projekt-propozime synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe/ose janë me qendër në bashkitë: Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vorë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore dhe/ose në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është ndërtimi i rrjetevetë OSCH-ve në luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mire në rajonet e synuara, me qëllim rritjen e bashkëpunimit të OShC-ve dhe grupeve komunitare në bashkitë e synuara.

Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi deri më date 17 tetor 2017, ora 17:00 në adresën e mëposhtme:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim –IDM
Rr. Shenasi Dishnica, Nr 1, PO Box 8177, Tirana, Albania.

Aplikimet e dërguara me e-mail dhe/ose fax nuk do të pranohen.

Informacionin e plote dhe dokumentacionin perkates e gjeni tek faqja e IDM: http://idmalbania.org/application-details/

Aplikantët potencialë mund të dërgojnë pyetje mbi procedurat e aplikimit deri më datë 5 tetor 2017 në adresën: info@idmalbania.org.