Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

THIRRJET TACSO

Thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për Thirrjen për Propozime nga EIDHR 2016-2017

Trajnim mbi procedurat e aplikimit të thirrjes për propozime nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) 2016-2017

Për t’u ardhur në ndihmë gjatë procesit të aplikimit për fonde organizatave të shoqërisë civile (OSHC) që aplikojnë për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian , Zyra për Shqipërinë e Projektit TACSO do të organizojë sesione trajnuese mbi procedurat e aplikimit nga thirrja kombëtare në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) 2016-2017. 


Qëllimi i aktivitetit është familjarizimi i aplikantëve potencialë më kërkesat e Udhëzuesit për Aplikantët, trajnimi mbi shkrimin e suksesshëm të projekt-propozimit, rifreskimi i PADOR-it, si dhe dorëzimi i aplikacionit në sistemin PROSPECT .

Zyra e Projektit TACSO për Shqipërinë ka planifikuar të organizojë këto trajnime në qytetet e mëposhtme:

Shkodra – 15 gusht 2017 – Zyra e Informacionit të BE-së, 10:00

Tirana – 17-18 gusht 2017 – Zyra e Informacionit të BE-së, 9:30

Pogradec - 22 gusht 2017 – Hotel Millenium, 10:00

Përfaqësuesit e OSHC-ve nga qarqe te ndryshme të Shqipërisë, të interesuar për të ndjekuar trajnimin duhet të dërgojnë një CV në formatin e BE-së dhe letrën e motivimit në adresën info.albania@tacso.org deri më 11 gusht 2017.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për detajet logjistike