Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Përkrahja dhe Politikat Ndikuese për Ndryshimet Sociale

Manuali që keni në duar Përkrahja dhe politikat ndikuese për ndryshime sociale synon të rrisë aftësitë përkrahëse të ushtruara prej OSHC-ve, si dhe të ndikojë në politikat publike në mënyrë që të japë një ndihmesë në ndryshimet sociale.

Article Image


Me pak fjalë, në qoftë se duam t’ia dalim mbanë dhe të arrijmë një zhvillim të qëndrueshm, si dhe të konsolidojmë ndryshimin e mundshëm, atëherë duhet të bëhemi të ndërvarur prej njëri-tjetrit.

Prandaj dhe sot e kësaj dite Përkrahja Aktive dhe Politikat Ndikuses jantë thelbësore për çdo sipërmarrës, politikan dhe grup të shoqërisë civile. Ne e dimë se nuk është diçka e lehtë të mbledhësh e të bësh së bashku partnerë të ndryshëm për të diskutuar, informuar, por edhe për të ndikuar sa më shumë që të jetë e mundur mbi vendimmarrësit lidhur me veprimtari ose interesa nga më të ndryshmet, në mënyrë që vendimi i marrë të jetë sa më i studiuar. Cilësia e vendimmarrjes ka për të qenë kurdoherë e mangët pa një përkrahje aktive dhe ndikim politik.

Manuali që keni në duar ka për t’ju ardhur në ndihmë për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e përkrahjes aktive dhe ndikimit tuaj politik në një mënyrë të besueshme, legjitime dhe të përgjegjshme.

Download: Përkrahja dhe Politikat Ndikuese për Ndryshimet Sociale