Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Menaxhimi i OSHC-ve

Instrumente praktike për analizën e zhvillimit organizativ

Article Image

Qëllimi i këtij manuali, të titulluar Menaxhimi i Organizatave të Shoqërisë Civile – Instrumente praktike për analizën e zhvillimit organizativ, është që të rrisë kapacitetet e brendshme të OSHC-ve për një veprim më efektiv.

Manuali udhëhiqet nga një numër metodash të testuara dhe qasjesh ndaj ZHI/ZHO-s. Pak vëmendje e kujdes është ajo çka duhet në këtë kontekst. Një proverb anglez thotë: “Kur ke në dorë vetëm një çekiç, atëherë gjithçka rreth e qark teje të duket gozhdë”.

Me këtë duam të themi se, në qoftë se duam të konfirmojmë vetëm atë çka e dimë tanimë, atëherë këto metoda nuk kanë për të na mësuar kurrgjë të re, për të mos thënë që mund të na ofrojnë informacion krejt të gabuar. Për ta shmangur këtë gjë shpresojmë që lexuesi t’u qaset metodave me mendje të hapur, t’i vërë në provë për dobinë që kanë dhe të shohë për perspektiva të reja.

Ne sinqerisht shpresojmë se ky manual do të jetë i dobishëm në punën tuaj.

Download: Menaxhimi i OSHC-ve