Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Çfarë është P2P-ja?

Komponenti P2P ju siguron mundësi shumë të mira OSHC-ve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth BE-së dhe procesit të anëtarësimit përmes vizitave në Institucionet Evropiane, takimeve me OSHC-të evropiane dhe mundësisë për të krijuar rrjete ndërkombëtare dhe rajonale.

Nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin, TACSO ka marrë përgjegjësinë për të planifikuar, organizuar dhe siguruar mbështetje të mëtejshme për realizimin e aktiviteteve P2P.

Aktivitetet P2P do të bëhen të ditura në kanalet e mediave sociale dhe TACSO Web page. Në përgjithësi, aktivitetet përfituese për vendet individuale dhe ato me shumë-përfitues janë planifikuar të organizohen në vendet e IPAs, me ndonjë vizitë studimore në Bruksel, në destinacione të tjera të Bashkimit Evropian dhe brenda rajonit të vendeve të IPAs. Temat e Programit P2P do të përcaktohen çdo gjashtë muaj, dhe OSHC-të mund të dorëzojnë propozimet e tyre për temat që mendojnë që janë me interes për to. Lista përfundimtare e temave dhe aktiviteteve do të vendoset nga konsultimet me Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin, Delegacionet e Bashkimit Evropian dhe grupet këshillimore të TACSOs.