Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Çfarë është P2P-ja?

Programi Njerëzit për Njerëzit (P2P), ishte një nga tre (3) komponentët e Mekanizmit Mbështetës për Shoqërinë Civile (Civil Society Facility), strategji e Komisionit Europian, Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerim (DG ELARG). Në shtator të vitit 2013, P2P u bë komponentë e re e projektit TACSO.

Programi P2P ofron një mundësi të shkëlqyer për OJQ-të në vendet e Ballkanit Përendimor dhe Turqi për të zgjeruar njohuritë e tyre për BE-në dhe procesin të anëtarsimit nepërmes vizitave tek institutcionet Europiane, takimeve me OSHC-të Europiane dhe mundesisë për rrjetëzim rajonal dhe ndërkombëtar.

Nën mbikqyrje të DG ELARG, TACSO ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin, organizimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit P2P.

Aktivitetet e P2P do të shpallen në kanalet e mediave sociale të TACSO-së dhe në ëeb faqen e TACSO-së. Në përgjithësi, aktivitetet vendore (single-beneficiary) dhe ato në rajon planifikohen në vendet e IPAs, me vizita studimore në Bruksel, destinacione tjera të BE-së dhe mbrenda rajonit të IPAs.

Përcaktimi i temave të programit P2P do të bëhet çdo gjashtë muaj, dhe OSHC-të mund të dorëzojnë propozimet e tyre për tema që ato mendojnë që duhen të hulumtohen. Lista përfundimtare e temave dhe aktiviteteve do të vendoset në bazë të konsultimeve me DG ELARG (Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim), EUD-ve (Delegacioneve të BE-së) dhe GLK-ve (Grupeve Lokale Këshilldhënëse) të TACSOs.

Listën e Thirjeve të Hapura të programit P2P dhe Aplikimeve mund të gjeni këtu.

Kalendari i aktiviteteve të programit P2P do të publikohet çdo gjashtë muaj, megjithatë kini parasysh që lista e aktiviteteve mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

Broshura TACSO P2P