Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Komunikimi me partnerët/palët e interesit dhe përfituesit

Organizatat e shoqërisë civile shpesh shihen si lehtësues të ndryshimeve në komunitet. Kjo ka të bëjë kryesisht me kontaktin e tyre të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe aftësinë e tyre për të kuptuar nevojat e qytetarëve të thjeshtë shumë më tepër se sistemet shtetërore apo partitë politike. Pra, nuk do të ishte surprizuese që të arrihet në përfundimin se OSHC-të shpesh shihen si ura në komunitetet tona ose kanalet e komunikimit që gjithashtu kanë një qëllim tjetër.

Ky qëllim është krijimi i një forumi për zgjidhjen e problemeve, kështu që ne edhe mund ti shohim OSHC-të si ura lëvizëse. A munden organizatat e shoqërisë civile të funksionojnë ose të ekzistojnë pa lidhjet me komunitetet e tyre? Kjo është një çështje legjitime sepse shumica e aktivistëve besojnë se organizatat e shoqërisë civile mbështeten në komunitetet e tyre për ti dhënë legjitimitetin dhe qëllimin e tyre.

Së bashku me përfaqësuesit e OSHC-ve nga rajoni, TACSO ka drejtuar përpjekjet për të vënë theksin mbi rëndësinë e ndërtimit të komunitetit dhe komunikimit. Konferenca Rajonale: Ndërtimi i Komunitetit dhe Komunikimi i OSHC-ve, u organizua në Sarajevë (nëntor 2015).

Shkarko: Regional Conference Community Building and CSOs' Communication.

Produkti kryesor i kësaj ngjarjeje ishte Almanac, Ndërtimi i  Komunitetit dhe Komunikimi i OSHC-ve. Almanaku përfshin të dhëna nga grupet punuese të konferencave për fusha të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve të komunitetit si dhe praktikat më të mira. 

ShkarkoAlmanac - Ndërtimi i Komunitetit dhe Komunikimi i OSHC-ve