Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Marrëdhënia me publikun

Marrëdhëniet me publikun janë një proces strategjik i komunikimit që ndërton marrëdhënie reciproke të dobishme mes organizatave dhe publikut të tyre. Një plan komunikimi kreativ për një OSHC do të përmirësojë marrëdhëniet me publikun të OSHC-ve përmes aftësisë për të krijuar një reputacion të fortë dhe pozitiv për OSHC-në. Marrëdhëniet me publikun nuk janë vetëm marrëdhëniet e medias ose ndërveprimi i mediave sociale, por edhe një sërë aktivitetesh që përfshijnë komunikimin e jashtëm dhe të brendshëm, përzgjedhjen e kujdesshme të audiencës, dhe përpilimin e mesazheve për çdo audiencë të identifikuar.