Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Përdorimi i kanaleve të komunikimit

Në mënyrë që OSHC-të të maksimizojnë strategjinë e tyre të mesazheve, ato duhet të kuptojnë se cilat kanale komunikimi janë më efektive në arritjen e palëve të interesit dhe audiencës. Kanali i komunikimit është një medium përmes të cilit një mesazh i transmetohet audiencës së synuar, të tilla si mediat e shkruara, transmetimet ose mediat elektronike. Edhe pse mediat janë një nga kanalet kryesore për OSHC-të në rajon, është e rëndësishme për OSHC-të që të eksplorojnë shumë mundësi të tjera gjatë planifikimit dhe zgjedhjes së një kanali të komunikimit. Një nga ngjarjet kryesore vjetore të TACSO-s ishte një konferencë rajonale, organizata të shoqërisë civile dhe praktikat e mira në përdorimin e kanaleve të komunikimit. Qëllimi i konferencës ishte të bashkonte përfaqësuesit e OSHC-ve në mënyrë që të ndanin praktikat e mira në përdorimin e kanaleve të komunikimit me një theks të veçantë në mjetet e medias sociale.

ShkarkoRegional Conference - CSOs and Good Practices in the Use of Communication Channels