Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Regjistrimi në PADOR

Regjistrimi On-Line i të Dhënave të Aplikuesve Potencial (PADOR) është sistem on-line në të cilin organizatat që janë aplikues potencial për të bërë thirrje për propozime, regjistrohen dhe përditësojnë rregullisht informacionet rreth profilit te tyre ato (ligjore, financiare etj.).

Informacioni i regjistruar në PADOR përdoret nga Komisioni Evropian gjatë vlerësimit të aplikacioneve si dhe për kontrollimin e pranueshmërisë së organizatave që marrin pjesë në thirrjet për propozime.

Çdo organizatë në PADOR ka një numër unik identifikimi (EuropeAid ID-EID). Organizata duhet të shënojë këtë ID në aplikacionin e paraqitur në thirrjen për propozime nëpërmjet sistemit PROSPECT, sistem i TI-së për dorëzim online.

PADOR (regjistrimi i organizatës) dhe PROSPECT (dorëzimi i aplikacionit) janë dy sisteme online që thjeshtojnë procesin e aplikimit për thirrjet për propozime.

Është vërejtur se OSHC-të shpesh e kanë të vështirë të regjistrohen në PADOR kryesisht për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës angleze dhe procedurës së kërkuar për bazat e të dhënave kompjuterike, të cilat zvogëlojnë mundësinë e OSHC-ve për të marrë pjesë si aplikues dhe partnerë të thirrjeve të BE-së për grante.

Për t’ju mundësuar OSHC-ve si dhe për të forcuar kapacitetet e tyre për tërheqjen e burimeve nga fondet e BE-së, zyrat e TACSO-s kanë organizuar shumë punëtori dhe trajnime për regjistrim në PADOR. TACSO ka zhvilluar një video për të ndihmuar OSHC-të me regjistrim.

Shiko video linqet e PADOR-it

1. Hyrje për Regjistrim në PADOR


2. Regjistrimi Online në PADOR 

3. Regjistrimi ECAS

4. Kyçja në PADOR

5. Identifikimi 

6. Të dhënat administrative 

7. Profili

8. Përvoja - Sektori

9. Përvoja - Gjeografike

10. Informacioni i Kaluar - Përvoja

11. Shëndeti Financiar 

12. Raporti i Auditimit

13. Stafi 

14. Bordi i Drejtorëve 

15. Informacione shtesë

16. Deklarata e Nderit

17. Përditësimi i Informacioneve në PADOR

18. Të dhënat Offline në PADOR

19. Kërkimi i partnerit

20. Fjalëkalimi i harruar ose kyçja

21. Kontaket e TACSO-s


TACSO ka zhvilluar gjithashtu një listë të pyetjeve më shpesh të parashtruara për përdorimin e PADOR-it nga OSHC-të. Lista është në dispozicion më poshtë.

1. Nëse një organizatë është rezultat i një spin-off të një organizate më të vjetër dhe me përvojë, a ofron PADOR hapësirë për shpjegim të përvojave të mëparshme dhe të gjera të organizatës së sapokrijuar (p.sh. projektet e mëparshme të zbatuara para spin-off-it)?

a. Po, edhe pse nuk ka fushë të dedikuar për këtë lloj të dhënash, faqja e Strategjisë dhe Metodologjisë ofron 20,000 hapësira karakteresh për të dhënat përshkruese mbi strategjitë, metodologjitë, filozofitë dhe qasjet e organizatës suaj (Si të zgjidhni një vend/rajon, një projekt, një partner, kushtet për të krijuar një partneritet të fortë, pronësi, etj.) 

b. Po, për shkak se fusha e Regjistrimit (në faqen e profilit të PADOR) nuk është e ndërlidhur me faqen sektoriale dhe gjeografike të regjistrimit. Kështu, edhe pse organizata juaj është e regjistruar së fundi, ende mund të jepni të dhëna mbi përvojën e mëparshme të organizatës suaj që daton më vonë se data zyrtare e regjistrimit.

2. Si mund të di që organizata ime është e regjistruar në PADOR?

a. Nëse po regjistroheni për herë të parë, pasi të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara në formularin e regjistrimit të PADOR-it, duhet të dorëzoni të gjitha të dhënat duke e nënshkruar atë në hapin e fundit të regjistrimit. Pas nënshkrimit të të dhënave, PADOR automatikisht do të gjenerojë EuropAid ID që vendoset në krye të faqes, i cili do të shndërrohet nga N/A në një format të ngjashëm të KO-YYYY-XXX-1234567890.

b. Nëse jeni regjistruar më herët, pas kyçjes në portalin PADOR, kontrolloni pjesën e sipërme të faqes për seksionin e titulluar EuropAid ID dhe kodin (dmth. KO-YYYY-XXX-1234567890) pas kësaj fushe është ID-ja e organizatës suaj, që do të thotë që tashmë jeni regjistruar. Nëse seksioni shënon N/A, kjo do të thotë që nuk i keni plotësuar të gjitha fushat e kërkuara dhe do t'ju duhet të kontrolloni dy herë të dhënat e regjistruara.

3. Si mund të kyçem në PADOR, nëse kam harruar fjalëkalimin tim?

a. Filloni në faqen e PADOR dhe klikoni në “Ju keni harruar fjalëkalimin tuaj ECAS”

b. Kliko në “Nuk keni akoma fjalëkalim” ose “Keni harruar fjalëkalimin”

c. Domeni për të qasje në PADOR është gjithmonë “EXTERNAL”

d. Prezantoni emrin e përdoruesit ose “emailin për kyçje” (që ju keni dhënë më parë si kyçje personale në ekranin e “Identifikimit” (shih pikën 1.4.2 të Udhëzuesit të Shpejtë)

e. Kliko në “Kërkoni fjalëkalimin ECAS”.

f. Shikoni adresën e “emailit për kyçje” (gjithashtu kontrolloni spamboxun tuaj) dhe vazhdoni:

g. Shkruani emrin tuaj të përdoruesit, krijoni fjalëkalimin tuaj dhe klikoni në “Paraqit”

Pas ndjekjes së hapave të mësipërm, fjalëkalimi juaj do të rivendoset.

4. Mos pasja e një ID EuropeAid (PADOR ID), a mund organizata ime të përdorë një kod të përkohshëm për aplikim, i referuar si Kod i përkohshëm LEF (shënim për PADOR: Kodet e përkohshme LEF caktohen për organizatat që nuk kanë marrë grante evropiane)?

a. Jo, kodet e përkohshme LEF caktohen për organizatat që nuk kanë marrë kurrë grante evropiane. Në PADOR kodet e përkohshme LEF nuk janë të dukshme dhe paraqiten me “N/A”

b. Një kod i përkohshëm LEF i atribuohet organizatës suaj kur e regjistroni në PADOR. Në PADOR, ky LEF i përkohshëm shfaqet si “N/A”. Të dhënat e LEF identifikohen me një yll (*) dhe shënohet me shkronja portokalli (portokall përdoret për të dhëna të detyrueshme).

c. Për qëllime të aplikimit të projektit, juve do tju nevojitet ID EuropeAid (PADOR ID), i cili gjenerohet vetëm pas përfundimit të regjistrimit dhe futjes së të gjitha të dhënave të kërkuara.

d. EuropeAid ID është i vetmi kod i parashikuar dhe i dukshëm për organizatat që nuk kanë marrë grante evropiane pas regjistrimit në PADOR.

e. EuropeAid ID është i vetmi kod referimi (brenda PADOR) që kërkohet nga organizatat në formularin e aplikimit të KE për grante.

5. Nëse organizata ime është e regjistruar në Kosovë si një OJQ, degë e një organizate ndërkombëtare, a është e pranueshme për aplikim për grante, a duhet të regjistrohem në PADOR dhe a duhet të hap një PADOR të ri ose të përdor PADOR ekzistues të zyrave qendrore?

a. Të gjithë aplikuesit e granteve duhet të regjistrohen në PADOR, nëse udhëzimi për thirrjen për propozime kërkon ID të PADOR.

b. Kualifikimi i OJQN-ve për aplikues të granteve duhet të shqyrtohet në Udhëzimet për Aplikuesit e Granteve (për thirrjen specifike për propozime) ose të konsultohet personi kontaktues i Autoritetit Kontraktues (KE) për sqarime të mëtejshme.

c. Në varësi të kritereve të pranueshmërisë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxGkUB5phzde3ehCLZXIrQo_ESQpDnyZEt1s4qDqaR-VG9NQ/formResponse

d. Nëse zyrat qendrore të OJQN-së janë të pranueshme dhe janë aplikues, duhet të përdoret ID-ja ekzistuese e PADOR-it të selisë.

e. Nëse zyrat qendrore të OJQN-ve nuk kanë të drejtë dhe dega lokale (kosovare) është aplikues, atëherë dega lokale duhet të regjistrohet individualisht në PADOR dhe të marrë ID të ri EuropeAid ID (PADOR ID).