Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Zhvillimi i partneriteteve

Partneriteti është marrëdhënie e dyanshme, e cila kërkon një angazhim afatgjatë midis dy ose më shumë palëve, qëllimi i së cilës është të ndajë njohuritë, të rris aftësitë teknologjike, të nxis risi dhe të forcojë konkurrencën. Partneritetet e këtij lloji përfshijnë ndërveprimin dhe varësinë reciproke dhe përfshijnë ndarjen e rreziqeve dhe kostove, si dhe qasjen dhe fuqinë e tregut. Partneritetet mund të ekzistojnë në nivele të ndryshme, duke filluar nga aleanca strategjike kombëtare ose ndërkombëtare në nivel të politikave në një anë të vazhdimit të partneritetit deri te nismat praktike në nivel lokal në anën tjetër. Partneriteti si mënyrë e qeverisjes është gjithnjë e më i zakonshëm në një sërë fushash politike, përfshirë atë socio-ekonomike, mjedisore, shoqërinë civile etj., dhe brenda sistemeve politike të llojeve të ndryshme.  

Gjatë shqyrtimit të rëndësisë së partneriteteve në kontekstin e integrimit në BE mund të identifikohen disa arsye:

  1. të adresohen nevojat prioritare, të krijohen pronësia dhe zotimi dhe të rritet kapaciteti absorbues i vendit/rajonit;
  2. një gamë më e gjerë e ekspertizës rezulton në programe më cilësore,
  3. Legjitimimi më i madh dhe transparenca e vendimeve si kundërpeshë ndaj ndikimit politik mbështet demokracinë,
  4. të përmirësohet kapaciteti institucional përmes rrjetëzimit institucional dhe të mësuarit nëpër organizata

Partneritetet e projektit janë të rëndësishme edhe për: ekonomitë e shkallës; bashkë-financimin; dhe ndërtimin e shoqërisë civile/kapitalit shoqëror.

Shkarko:  Udhëzime - Mbështetja e Partneritetit të Ardhshëm dhe Aktivitetet e Rrjetit