Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Menaxhimi i rrjeteve

Rrjetet vijnë në shumë forma, duke përfaqësuar një spektër të gjerë të marrëveshjeve bashkëpunuese. Zakonisht, një rrjet përbëhet nga një grup organizatash ose shoqërish, qëllimi i të cilave është të rrisin aktivitetet e tyre individuale. Rrjetet lidhin organizata që janë të gatshme të ndajnë përvojat, rezultatet, aftësitë dhe informacionet për të fituar njohuri si dhe për të përmirësuar punën e tyre.

Një rrjet duhet të jetë efikas për të konkurruar me sukses ndaj formave të tjera organizative. Gjithashtu rrjeti duhet të jetë tërheqës nëse dëshirojnë që pjesëmarrësit të qëndrojnë dhe të investojnë në të. Fitimet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë për të nxitur besimin dhe besnikërinë. Një nga karakteristikat kryesore të një rrjeti është se nuk kërkon afërsi gjeografike të palëve të përfshira.

Dallimi kryesor midis rrjeteve dhe partneriteteve mund të shihet në bazë të numrit të anëtarëve organizativ; rrjetet përfshijnë organizata të shumta, ndërsa partneritetet përfshijnë vetëm disa.

Përveç kësaj, dallimi mes tyre është se organizatat krijojnë rrjete për të ndarë informacione dhe burime në mënyrë që secili prej tyre të mund të bëjë më mirë punën e tyre individuale, ndërsa partneritetet përfaqësojnë përpjekje bashkëpunuese rreth një vizioni të përbashkët ku organizatat përpiqen të arrijnë diçka së bashku.

Shkarko:  Mbështetja e Partneritetit të Ardhshëm dhe Aktivitetet e Rrjetit

Report on Regional CSO Networks in Western Balkans, Turkey

June 2016 | Prepared by Morana Smodlaka Krajnovic

This report has been commissioned by the Technical Assistance for Civil Society Organisations (TACSO) Project, with the objective to update the initial Report on Regional CSO Networks in the IPA countries (2011; 2012). This update is expanding on those initial findings and examining the current capacities of regional CSO networks, their formation process, accountability, added value for their members, networks’ contributions to new social values and their sustainability prospects.

Download: Report | Annexes