Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Databaza e donatorëve

Ndërhyrja e TACSO-s (ndër të tjera) lidhur me qëndrueshmërinë e OSHC-ve ka qenë zhvillimi i një Regjistri Rajonal të Donatorëve ku OSHC-të nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia do të jenë në gjendje të gjejnë informacione në lidhje me burimet e mundshme të financimit.

Regjistri synon të ndihmojë organizatat e shoqërisë civile të identifikojnë dhe të arrijnë tek donatorë të mundshëm, të cilët mund t'u ndihmojnë atyre në sigurimin e fondeve për zbatimin e aktiviteteve të vlefshme. Në veçanti, Regjistri Rajonal i Donatorëve ka për qëllim të ofrojë një burim gjithëpërfshirës referimi, kështu që organizatat e shoqërisë civile mund të marrin informacion për financimet e mundshme në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe uljes së varfërisë, shërbimeve të zhvillimit, zhvillimit rural, reformave të politikave, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimin e komunitetit, mbrojtjes sociale, barazisë dhe pjesëmarrjes gjinore, mjedisit, shëndetësisë, hulumtimit, trajnimit dhe edukimit.

Shkarko:  Drejtorinë e Donatorëve | Live Version