Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Aftësitë për sigurimin e fondeve

Edhe pse thelbësore për qëndrueshmërinë e organizatës suaj, mbledhja e fondeve nuk është aspekti i vetëm i rëndësishëm i kapacitetit të organizatave tuaja. Në interes të qëndrueshmërisë, po aq të rëndësishëm janë edhe komponentët e mëposhtëm:

Kapaciteti i programit dhe ofrimit të shërbimeve, përfshinë:

  • Aftësinë dhe angazhimin për të ofruar programe dhe shërbime cilësore të rëndësishme për misionin
  • Ekzistenca e standardeve dhe masave të tjera të sigurimit të cilësisë
  • Aftësinë për të informuar, edukuar, hulumtuar dhe avokuar.

Kapaciteti i përgjithshëm i menaxhimit përfshinë:

  • Aftësinë për të elaboruar planin strategjik ose të biznesit
  • Praktikat e menaxhimit të fuqishëm
  • Një strukturë të qartë organizative
  • Një bord të përfshirë
  • Sistemet administrative që funksionojnë mirë përfshirë menaxhimin e sistemeve të informacionit, arritjes, komunikimit dhe aftësitë e medias.

Për të arritur misionin dhe objektivat e saj, një Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC) duhet të mbështesë aktivitetet e saj duke mbuluar shpenzimet e saj me të hyra. Grumbullimi i fondeve ka shumë kuptime të ndryshme, por, më së shpeshti, i referohet idesë së mbledhjes së fondeve nga donatorë të ndryshëm.

Mbledhja e fondeve përfshin shumë aktivitete të ndryshme; Prandaj, do të përdoret përkufizimi shumë më i gjerë. Pra, në kuptimin më të gjerë, mbledhja e fondeve është procesi përmes të cilit ju keni qasje në fondet e nevojshme për të siguruar rrjedhën e të hyrave për të mbështetur aktivitetet e një organizate. Për këtë qëllim, mbledhja e fondeve i referohet të gjitha aktiviteteve të zbatuara në një OSHC për të siguruar të hyrat e nevojshme për të mbështetur dhe ndihmuar organizatën tuaj të arrijë misionin e saj.

Menaxhimi financiar dhe kapacitetet për mbledhjen e fondeve përfshijnë:

  • Menaxhim dhe kontroll të fortë financiar, përfshirë sistemet e kontabilitetit;
  • Aftësi për planifikim financiar, përfshirë hartimin e një buxheti vjetor operativ;
  • Një strategji mirë të hartuar dhe zbatuar për mbledhjen e fondeve;
  • Aftësinë për të tërhequr dhe mbajtur shumëllojshmëri të burimeve të financimit.

Për të forcuar kapacitetet për mbledhjen e fondeve, një OSHC duhet të jetë e denjë sa i përket besimit prej burimeve të financimit të tyre qofshin ata individë ose organizata. Besimi dhe besnikëria do të rritet nga brenda organizatës. Për aktivitetet e mbledhjes së fondeve janë thelbësore dy aspekte: llogaridhënia dhe transparenca.

  • Llogaridhënia ka të bëjë me përgjegjësinë e dikujt për veprimet e ndërmarra dhe aftësitë për të shpjeguar, sqaruar dhe justifikuar ato veprime. Kjo nënkupton që dikush ka të drejtë të di dhe kërkojë llogari nga organizata juaj dhe se organizata juaj ka për detyrë të shpjegojë dhe të jap llogari për veprimet e saj.
  • Transparenca ka të bëjë me të qenit i lehtë për t'u kuptuar, i hapur, i sinqertë dhe i qartë në të gjitha komunikimet, transaksionet dhe operacionet. Është e mundur të jesh përgjegjës duke dhënë një shpjegim të gjatë dhe teknik të çdo detaji, por nëse publiku nuk e kupton lehtë këtë informacion dhe nëse vëllimi i madh i informacionit fsheh faktet kyçe, atëherë informacioni nuk paraqitet në formë transparente. Llogaridhënia dhe transparenca shkojnë bashkë dorë për dore dhe përfshijnë faktin e të qenit të vetëdijshëm se ndaj kujt jeni llogaridhënës, cilat janë pjesët e rëndësishme të informacionit dhe se si mund të komunikohen ato më efektivisht.

Trajnimi se si të shkruani propozimet fituese dhe të mobilizoni burimet

Manuali për mbledhjen e fondeve dhe qasja në fondet e BE-së

TACSO ka zhvilluar Manualin për mbledhjen e fondeve dhe qasjen në fondet e BE me qëllim të rritjes së kapaciteteve të OSHC-ve për të ngritur fonde më të përgjithshme, si dhe ato të BE-së, në mënyrë që të mbahet qëndrueshmëria e organizatës.

Shkarko: Manualin për mbledhjen e fondeve dhe qasja në fondet e BE-së

Udhëzues për Trajnerët: Mbledhja e fondeve dhe Qasja në fondet e BE-së

Qëllimi i udhëzuesit është të ofrojë një gamë të metodologjive dhe mjeteve trajnuese që mund të përdoren në ngjarjet e mësimnxënies për menaxherët dhe stafin e OSHC-ve dhe trajnerët lokalë dhe konsulentët të cilët janë të interesuar të ndihmojnë dhe mundësojnë OSHC-ve të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në aktivitetet për mbledhjen e fondeve.

Shkarko: Udhëzuesin për Trajnerët - Mbledhja e fondeve dhe Qasja në fondet e BE-së

Shkarkoni videot:

Overview of EU financial assistance part 1

Watch: Overview of EU financial assistance part 2