Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Planifikimi i projektit dhe M&V

Doracakun për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të financuara nga BE-ja

Mund të jetë tepër sfiduese për OSHC-të individuale të kuptojnë se si merren vendimet e investimeve brenda institucioneve të BE-së dhe si të aplikojnë me sukses për financimin nga BE-ja. Në të vërtetë, për shumë OSHC-të, sfida duket si mister i pazgjidhshëm. Për organizatat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (BPT), pavarësisht se gjeografikisht dhe, sa i përket aderimit të ardhshëm janë, pranë BE-së, proceset e financimit të BE-së mund të duken misterioze dhe frustruese.

Ne kemi hartuar manualin për të sqaruar dhe shpjeguar këtë proces. Ai dhe veglat shoqëruese synojnë të ndihmojnë OSHC-të në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për të kuptuar procesin e anëtarësimit dhe menaxhimin e suksesshëm pasues të fondeve të BE-së. Nuk është udhëzues gjithëpërfshirës për fondet e BE-së, e as garanci për sukses kur aplikohet për to. Megjithatë, synon të tregojë OSHC-ve se si mund të bëhen më efikase dhe efektive në qasje dhe menaxhim të fondeve të BE-së.

Manuali përbëhet nga tre seksione: Së pari, nga hyrja e cila shpjegon natyrën e financimit të BE-së dhe mundësitë specifike në rajon; Së dyti, nga një seksion që përshkruan se si OSHC-të mund të drejtojnë rrugën e tyre që nga fillimi i procesit të identifikimit të mundësive të financimit deri në fund, ku raportojnë për fondet e shpenzuara; dhe së treti, nga një seksion i shkurtër për të shpjeguar se si përdoren veglat shoqëruese, dhe së fundi nga fjalori i termave dhe referencave.

Shkarko: Doracakun për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të financuara nga BE-ja

Zhvillimi dhe Menaxhimi i Projekteve të financuara nga BE-ja

TACSO ka hartuar edhe udhëzuesin si burim online për të shoqëruar manualin e TACSO për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të financuara nga BE-ja. Qëllimi i udhëzuesit është të demonstrojë një varg metodologjish dhe mjetesh që mund të përdoren në shumë lloje të ndryshme të aktiviteteve të të mësuarit për menaxherët e OSHC-ve, personelin, trajnerët lokalë dhe konsulentët të cilët janë të interesuar të ndihmojnë dhe mundësojnë OSHC-të të fitojnë qasje dhe të menaxhojnë fondet e BE-së.

Shkarko: Udhëzuesin për Trajnerët: Zhvillimi dhe Menaxhimi i Projekteve të financuara nga BE-ja

Monitorimi dhe Vlerësimi (M&V) i ndihmës së Komisionit Evropian (KE) ka qenë në funksion për një kohë relativisht të gjatë, derisa kanë evoluar metodologjitë e ndryshme të M dhe V, me synim forcimin e monitorimit dhe vlerësimit të kësaj ndihme duke kontribuar kështu në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe. Nga sistemi M & V i vitit 1999, duke u fokusuar kryesisht në përparimin dhe efikasitetin e ndihmës, KE ka filluar të lëvizë drejt ngritjes së një sistemi monitorimi të bazuar në performancë. Që nga viti 2002, sistemi i monitorimit i bazuar në performancë ose sistemi i monitorimit i orientuar drejt rezultateve zbatohet gjerësisht nga KE si metodë për vlerësimin e operacioneve të financuara nga instrumentet e ndryshme të KE-së, përfshirë Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Së bashku me vlerësimin, monitorimi është pjesë e rëndësishme e Menaxhimit të Ciklit të Projektit të BE-së (MCP), i cili shfrytëzohet për të përshkruar aktivitetet e menaxhimit dhe procedurat e vendimmarrjes gjatë ciklit të jetës së një projekti. Kjo ndihmon për të siguruar që:

  • Projektet mbështesin objektivat gjithëpërfshirëse të politikave të KE-së dhe të partnerëve për zhvillim
  • Projektet janë relevante për strategjinë e miratuar dhe për problemet reale të grupeve të synuara/ përfituesve
  • Projektet janë të realizueshme, që nënkupton se mund të arrihen realisht brenda kufizimeve të mjedisit operativ dhe aftësive të agjencive zbatuese
  • Përfitimet e gjeneruara mund të jenë të qëndrueshme.

Që nga fillimi, TACSO-s i është caktuar detyra e rëndësishme e mbështetjes dhe monitorimit të projekteve të granteve të financuara nga BE-ja dhe ofrimit të udhëzimeve për OSHC-të në të gjitha aspektet e zbatimit të projektit.

Qëllimi është ngritja e standardeve dhe performancave të projekteve të financuara nga BE-ja dhe përmirësimi i menaxhimit dhe monitorimit të projektit, të mësuarit për dizajnimin e aktiviteteve të mëvonshme dhe për të përmirësuar llogaridhënien e OSHC-ve si për BE-në, ashtu edhe për përfituesit e tyre dhe zonave të tyre.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, udhëzuesit ofrojnë udhëzime për zbatimin e projekteve të financuara nga fondet e BE-së, si dhe monitorimin e të njëjtave, duke përjashtuar kështu vlerësimin. Gjithashtu trajton se si TACSO e sheh rolin dhe kontributin e saj, çfarë lloj mbështetjeje duhet të ofrojë TACSO dhe në çfarë mënyre mund të kontribuojë për të pasuruar cilësinë e secilit projekt.

Shkarko: Udhëzues për Ofrimin e udhëzimeve dhe monitorimin e projekteve të financuara nga BE-ja