Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Zhvillimi organizativ

TACSO përdor metoda të ndryshme për zhvillimin organizativ me OSHC-të.

Modeli i Integruar Organizativ (MIO) është një model që mund të zbatohet për të përshkruar, analizuar dhe diagnostikuar organizatat. Ashtu si çdo model tjetër, MIO është thjeshtësimi i realitetit kompleks në të cilin shumë aspekte të ndryshme ndikojnë në njëri-tjetrin. Modeli duhet të ndihmojë për t'iu përgjigjur pyetjeve relevante që shtrohen. Për më tepër, dobia e një modeli varet, në masë të madhe, nga situata specifike, nga pyetjet e shtruara dhe nga njohuria dhe aftësia e përdoruesit.

MIO është një model i integruar (ose integral) për të theksuar ndërlidhjet e elementeve të ndryshme të një organizate. Megjithëse elementet mund të trajtohen veçmas, ato të gjitha janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe, në mënyrë ideale, në ekuilibër. Kur nuk ekziston një ekuilibër i qartë midis elementëve të ndryshëm brenda një organizate ose njësie organizative, organizata nuk do të funksionojë në mënyrë optimale dhe nevoja për ndryshime organizative do të jetë e dukshme.

MIO ofron një mjet të përgjithshëm për të vënë elementët e ndryshëm të një organizate në vend të duhur, qoftë ai departament qeveritar, organizatë joqeveritare, qeveri lokale, organizatë e popullit apo ndërmarrje private. Me përdorimin e këtij modeli, nuk do të anashkalohen elementët e rëndësishëm të organizatës. Megjithatë, është një model i përgjithshëm dhe, në vend që të shihet si mjet, mund të quhet koncept organizativ. Për të analizuar një organizatë në thellësi, mund të nevojiten mjete më specifike, në varësi të qëllimit të saktë të analizës. Imazhi i organizatës i gjeneruar nga aplikimi i modelit do të jetë po aq i saktë sa cilësitë dhe përvoja e përdoruesit.

Më shumë për MIO-nëModeli i Integruar Organizativ (MIO)

Manual për Menaxhimin Organizativ

Qëllimi i manualit aktual, Menaxhimi i Organizatës së Shoqërisë Civile - Mjetet Praktike për Analizën e Zhvillimit Organizativ, është rritja e kapaciteteve të brendshme të OSHC-ve për veprime më efektive.
Vështirë se manuali do t'i tregojë lexuesit shumë gjëra të reja rreth organizatave përkatëse. Megjithatë, manuali mund të propozojë mënyra të ndryshme se si të duhet të shihet organizata në fjalë dhe si kjo ndërlidhet me rrethanat e saj institucionale. Manuali gjithashtu do të inkurajojë organizatat që të shtrojnë pyetje të reja për veten dhe kolegët e tyre si dhe organizatat tjera. Kjo do t'u ndihmojë të zhvillojnë kapacitetet e tyre, edhe kur kjo mund të sfidojë perceptimet për organizimin dhe mënyrën e ndërveprimit të tyre me mjedisin e përgjithshëm të punës.

ShkarkoManualin për Menaxhimin Organizativ

Udhëzuesi për Trajnerët: Menaxhimi i OSHC-ve

Udhëzuesi për trajnerët bazohet në Menaxhimin e OSHC-ve: Mjetet Praktike për Manualin e Analizës së Zhvillimit Organizativ dhe kursin pasues të mësimit elektronik me titull të njëjtë të zhvilluar në muajt prill-korrik të vitit 2011. Për të përfituar plotësisht nga ky udhëzues, shfrytëzuesit rekomandohen fuqimisht që të familjarizohen me manualin e mësipërm, pasi kjo do të përdoret si referencë kryesore për udhëzimet dhe materialet e trajnimit.

ShkarkoUdhëzuesin për Trajnerët - Menaxhimi i OSHC-ve