Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Mbështetja ndaj Mekanizmit Ndihmës për Shoqërinë Civile

Objektivi është përmirësimi i cilësisë së zbatimit dhe arritjeve të projekteve të financuara nga BE-ja.

Llojet e ndërhyrjes: Sigurimi i udhëzimeve sipas nevojës për zbatimin dhe monitorimin e brendshëm të projekteve të financuara nga BE-ja.

Zhvillimet në kuadër të këtij objektivi mbulojnë fusha të ndryshme që përfshijnë shërbimet e TACSO-s që korrespondojnë me nevojat e OSHC-ve; Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014-2020, zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme për Nismat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Njësia e Bashkëpunimit Rajonal dhe Programeve të Ballkanit Perëndimor; Lehtësimi i  komunikimit dhe dialogut midis OSHC-ve dhe Institucionit të Shoqërisë Civile/BE; dhe mbështetja për  zbatim të projekteve të OSHC-ve e që financohen nga IPA.