Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

What is Resource Centre?

Qendra Burimore e KCSF në Kosovë


Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë mbështetur së bashku OSHC-të në Kosovë që nga tetori i vitit 2015, kohë kur u arrit ky bashkëpunim.
Për afër dy dekada, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ka qenë një ndër aktorët udhëheqës në ndërtimin dhe forcimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe më tej në rajon. Gjatë kësaj kohe, ka zbatuar dhjetëra projekte, ka shërbyer si rigrantues për disa donatorë kryesorë, ka organizuar aktivitete të shumta të ngritjes së kapaciteteve, dhe ka shërbyer si pikë qendrore reference për sektorin jofitimprurës.

KCSF u përzgjodh si Qendra Burimore kombëtare për Kosovën për të realizuar shërbimet e TACSO-s, bazuar mbi përvojën e saj afatgjatë në vend dhe rezultatet në sferën civile.

Përmes veprimeve të koordinuara ndërmjet KCSF dhe Zyrës Kombëtare të TACSO në Kosovë, një sërë ndërhyrjesh të asistencës së drejtpërdrejtë dhe përfshirjes strategjike janë zbatuar në kuadër të TACSO nga KCSF, për të kontribuuar në një mjedis të qëndrueshëm dhe aktiv të shoqërisë civile.

TACSO nga KCSF, i ka dhënë vëmendje të veçantë ndihmës së drejtpërdrejtë ndaj organizatave të shoqërisë civile në Kosovë nëpërmjet funksioneve të ‘help desk’, duke dhënë informata të dobishme dhe konkrete ndaj kërkesave të OSHC-ve dhe hisedarëve të tjerë.

Asistenca konkrete ndaj CSO-ve përfshin dhënien e informatave konkrete mbi kërkesa bazë të funksionimit, siç janë regjistrimi i një OJQ-je, metodat e operimit, kërkesat ligjore dhe raportimi financiar. Gjithashtu, një asistencë më e përparuar është dhënë përmes funksioneve të ‘help desk’ mbi mundësitë e qasjes në fonde të Bashkimit Europian (BE), menaxhimit financiar dhe regjistrimet në PADOR.

Për organizatat vendase janë mbajtur seanca të posaçme informuese mbi thirrjet për projekte të BE-së, si dhe për të ndihmuar në çështje konkrete që OSHC-të hasin gjatë zbatimit të rregullave dhe procedurave për thirrje specifike. Ndërsa aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve janë përqendruar në zbatimin dhe menaxhimin e suksesshëm të projekteve.

TACSO nga KCSF kontribuon në hartimin dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme të P2P (Njerëzit për Njerëzit) të mbajtura në Kosovë. Gjithashtu, ka lehtësuar edhe procesin e përzgjedhjes dhe pjesëmarrjes së OSHC-ve kosovare në ngjarjet rajonale të P2P.

TACSO bashkë me KCSF si qendër burimore për Kosovën, po punojnë për disa nisma me institucionet vendimmarrëse të Kosovës, duke inkurajuar hartimin e politikave të përshtatshme me ndikim pozitiv në shoqërinë civile dhe në zhvillimin e mëtejshëm të një kulture demokratike.

Një sërë ngjarjesh dhe aktivitetesh që përfshijnë çështje dhe ndërhyrje nga fuqizimi i rinisë dhe vullnetarizmi e deri te ngritja e kapaciteteve të komunikimit të OSHC-ve, janë planifikuar për të ardhmen e afërt.

Recource Centre Articles