Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Çfarë është TACSO?

Projekti Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO 1) ka filluar në gusht të vitit 2009, mori një zgjatje në vitin 2011 dhe u mbyll zyrtarisht në gusht të vitit 2013. Projekti TACSO 2 ka filluar në Shtator 2013 dhe do të vazhdojë të zbatohet deri në Gusht të vitit 2017.

Projekti TACSO është pjesë e Instrumentit Ndihmës për Shoqërinë Civile (CSF), i cili si mekanizëm i Bashkimit Evropian (BE)-së ofron mbështetje për organizatat e shoqërisë civile (OSHC - të ) e vendeve që nuk janë ende vende anëtare të BE-së.

OSHC-të konsiderohen partnerë të rëndësishëm për BE-në, sepse ato shihen si aktorë kyç në mbështetjen e reformave të aksesimit në vendet e tyre. Qëllimi i CSF-së është fuqizimi i OSHC-ve për të mundësuar një rol aktiv të tyre në debatet publike dhe për të rritur kapacitetet, për të influencuar në bërjen e politikave dhe proceset vendim-marrëse.

Ndërkohë që TACSO 2 do të vazhdojë të mbështesë OSHC-të dhe të kontribojë në mundësimin e një mjedisi favorizues për shoqërinë civile në mënyrë të ngjashme me katër vitet e kaluara, aktivitetet do të përqendrohen në 4 fusha kryesore si më poshtë:

  1. fuqizimin e mëtejshëm të rolit të shoqërisë civile në proceset demokratizuese dhe integruese për në BE;
  2. përmirësimin e komunikimit dhe rritjen e vizibilitetit të kontributit të shoqërisë civile në shoqëri;
  3. mbështetja ndaj strategjive dhe metodave mobilizuese për gjetjen e burimeve të reja në shërbim të qendrueshmërisë dhe zhvillimit të shoqërisë civile; dhe
  4. përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për shoqërinë civile.

TACSO 2 do të funksionojë  sipas komponentëve kryesorë,  Njerëzit tek Njerëzit (P2P), rritja e kapaciteteve të OSHC-ve dhe vizibiliteti  si dhe mbështetja ndaj Mekanizmit Ndihmës për Shoqërinë Civile.

Për më tepër informacion rreth TACSO 2, ju lutem shkarkoni Broshurën dhe Shifra e Fakte.

Për të gjetur më tepër informacion rreth katër viteve të para të projektit, ju lutem shihni Broshura 2010 dhe Broshura 2012.