Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Çfarë është TACSO?

Asistencë Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO1) filloi në gusht të vitit 2009, u vazhdua për dy vjet në vitin 2011 dhe zyrtarisht u mbyll në gusht të vitit 2013. Projekti TACSO 2 filloi në shtator të vitit 2013 dhe do të implementohet deri në gusht të vitit 2017.

Projekti i TACSOs është pjesë e Mekanizmit për Mbështetje të Shoqërisë Civile (Civil Society Facility -CSF) që është një mekanizëm i BE i cili ju ofron mbështetje OSHC-ve në shtetet të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së.
OSHC-të luajnë një rol të rëndësishëm për BE-në, sepse ato shihen si aktorë kyç në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendit të tyre. Prandaj qëllimi i CSF-së është që të fuqizojë OSHC-të në mënyrë që ato të jenë të afta të marrin pjesë aktivisht në debatin publik dhe eventualisht të kenë kapacitet për të ndikuar në politikat dhe proceset vendimmarrëse.

Ndërkaq, TACSO 2 do të vazhdojë të punojë në të njejtën mënyrë si në katër vitet e kaluara dhe janë katër fusha kyçe që aktivitetet e projektit do të përqendrohen:

  1. fuqizim i mëtutjeshëm i rolit të shoqërisë civile në proceset e demokratizimit nacional dhe të aderimit;
  2. rritje të komunikimit dhe vizibilitetit (dukshmërisë) së kontributit të shoqërisë civile në shoqëri;
  3. mbështetje për identifikimin e stratetegjive të reja për mobilizim të burimeve dhe qasjeve, të cilat janë të nevojshme për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë civile; dhe
  4. përmirësim të kornizës ligjore dhe institucionale për veprimet e shoqërisë civile.


TACSO 2 do të veprojë në kuadër të komponentës Njerëzit për Njerëzit (P2P), në ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe vizibilitetin e tyre  si dhe do të realizojë aktivitete në mbështetje  të Mekanizmit  për  BE-së për Shoqëri civile (Civil Society Facility).

Për më shumë informata rreth projektit TACSO 2, ju lutem shkarkoni Broshurën tone si dhe dokumentin Shifra dhe fakte.

Më shumë informata për katër vitet e para të projektit TACSO, ju lutem shikoni  Broshurën e vitit 2010 dhe atë të vitit 2012.