Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Roster

Objektivi i përgjithshëm i regjistërit të TACSOs është të mbështesë ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve në perspektivën e zhvillimit të demokracisë në rajon duke promovuar ekspertë afat shkurtër (STEs) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë (vendet IPA).Rexhistri i TACSOs menaxhon një bazë të dhënash të STEs me përvojë të mëhershme në TACSO dhe STEs pa përvojë të mëhershme në TACSO.

Regjistri i TACSOs është në dispozicion për:

  • Pjesëmarrësit e certifikuar nga trajnimet rajonale dhe kombëtare të TACSOs që kanë përfunduar detyrat e tyre dhe trajnimet në vazhdim.Ekspertët të cilët kanë qenë të kontraktuar nga SIPU International dhe nga zyra rajonale/ose zyret nacionale të TACSOs për aktivitete të TACSOs (re. sektoret e mesiperm), dhe që janë të rekomanduar nga Këshilltari Vendor, SIPU dhe stafi i konsorciumi, stafi i TACSOs, facilitatorët dhe anëtarët e GVK-së së TACSOs.

  • Ekspertët e tjerë me njohuritë dhe eksperiencën e duhur në fushat e mbuluara nga projekti TACSO dhe/ose me eksperiencë pune në BE ose projektet e financuara nga BE.

Kandidatët e interesuar të cilët përmbushin kërkesat e mësipërme duhet të plotësojnë Formën e Aplikimit TACSO dhe CV-në në formatin e BE-së dhe të dërgojnë aplikimet e tyre në roster@tacso.org.

Për më tepër informacion ju lutem referojuni Udhëzuesit Roster të TACSOs ose dërgoni e-mail tek roster@tacso.org.

TACSO nuk është përgjegjës për çështjet kontraktuale ose financiare midis një anëtari të TACSO Roster dhe klientit.

Të gjithë ekspertët duhet të jenë në dijeni se me t’u pranuar në Roster, CV e tyre do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të TACSOs.