Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Roster

Objektivi i përgjithshëm i regjistërit të TACSOs është të mbështesë ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve në perspektivën e zhvillimit të demokracisë në rajon duke promovuar ekspertë afat shkurtër (STEs) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë (vendet IPA).Rexhistri i TACSOs menaxhon një bazë të dhënash të STEs me përvojë të mëhershme në TACSO dhe STEs pa përvojë të mëhershme në TACSO.

Regjistri i TACSOs është në dispozicion për:

  • Pjesëmarrësit e certifikuar nga trajnimet rajonale dhe kombëtare të TACSOs që kanë përfunduar detyrat e tyre dhe trajnimet në vazhdim.Ekspertët të cilët kanë qenë të kontraktuar nga SIPU International dhe nga zyra rajonale/ose zyret nacionale të TACSOs për aktivitete të TACSOs (re. sektoret e mesiperm), dhe që janë të rekomanduar nga Këshilltari Vendor, SIPU dhe stafi i konsorciumi, stafi i TACSOs, facilitatorët dhe anëtarët e GVK-së së TACSOs.

  • Ekspertë të tjerë me përvojë përkatëse në fushat e mbuluara nga projekti TACSO dhe/ose përvojë pune me BE-në ose me projektet e financuara nga BE.

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kërkesat e mësipërme duhet të plotësojnë një Aplikacion në format të TACSOs dhe CV në format të BE-së dhe të dërgojnë aplikimet e tyre në emailin roster@tacso.org.

Për më shumë informata ju lutem referojuni Udhëzimit përmbledhës të TACSOs ose shkruani në e-mailin roster@tacso.org.

TTACSO nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë kontraktim apo çështje financiare në mes një anëtari të TACSO Roster dhe klientit.

Të gjithë ekspertët afat shkurtër (STEs) duhet të kenë parasysh se sapo pranohen në rooster, CV-të e tyre të dorëzuara do të jetë në dispozicion në web faqen e TACSOs.