Asistenca Teknike për
Organizatat e Shoqërisë Civile

Pyetjet që ndeshen më shpesh

Një mënyrë e mbështetjës së OSHC-ve është fuqizimi i bashkëpunimit të tyre efektiv me qeverinë dhe palët e tjera të interesuara dhe për të lehtësuar të mësuarit në mënyrë që njohuritë dhe aftësit e reja mund të zbatohen gjatë sfidave të zhvillimit. Për këtë qëllim është themeluar Zyra për Mbështetje e Asistencës Teknike.

Fushat ku Zyra për Asistencë ofron informata:

  • Politikat dhe fondet e BE-së për OSHC-të (për shembull, thirrjet për propozime për projekte, regjistrimi në PADOR, rregullat për implementimin e projekteve të finacuara nga BE, mbështetja IPA etj.)
  • Marrëdhëniet Qeveri-OSHC (informata ndërlidhëse nga organi qeveritar/ministri përgjegjës për marrëdhëniet me shoqëri civile, strategjitë dhe politikat për pjesëmarrjen e OSHC-ve në vendim marrje në nivelin nacional dhe lokal)
  • Rrjetëzimi dhe ndërtimi i partneritetit (kontakti me rrjetet e BE-së, OSHC-të dhe rrjetet në regjion)
  • Korniza ligjore për OSHC-të (që mbulon ligjet relevante)
  • Procedurat administrative dhe financiare për OSHC-të (për shembull rregullat tatimore, regjistrimi i projektit, lirimi nga TVSH).

Përveç këtyre fushave, Zyra për Asistencë do të udhëzoj dhe drejtojë OSHC-të në përgjigjet e pyetjeve tjera sipas nevojës në kuadër të termeve të referencës të projektit TACSO.

Vizitoni web faqen e projektit www.tacso.org dhe kërkoni nëse pyetja juaj është postuar në Pyetjet e parashtruara Shpesh -FAQ.

Në rast se ju nuk mund të gjeni përgjigje relevante për pyetjen tuaj në web faqë, tërhiqni formularin për pyetje nga web faqja plotësojeni me pyetjen tuaj dhe dërgojeni në email adresën info.ko@tacso.org.

Në mënyrë që një pyetje të evidentohet, rekomandohet që të gjitha pyetjet të dërgohen me email tek Zyra për Asistencë me formularin plotësuar. (Zyra për Asistencë teknike)

Përgjigjen në pyetjen tuaj do ta merrni përmes email-it brenda 2 ditëve. Nëse ka nevojë për detaje shtesë, përfituesi mund të na kontaktojë në 038 220 517.

Zyra për Asistencë do të mbajë takime me përfituesë në mënyrë që t’iu ofrojë përgjigje dhe udhëzime të caktuara tek një numër më i madhë i përfituesve (nëse ekipi që punon në Zyrën për Asistencë vlerëson se një numër i madhë i organizatave ka nevojë për më shumë sqarime dhe informata në një fushë të caktuar).

Help-desk kosovski ured | Help Desk Kosovo